Vendosen 35 kamera të sigurisë në fshatin Magurë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetarët e Magurës, i cili do të ndikojë në rritjen e sigurisë.

“Vendosja e kamerave të sigurisë në Magurë është një hap i domosdoshëm për të siguruar një mjedis më të sigurt për banorët e fshatit. Kjo iniciativë do të ndihmojë në parandalimin e veprave të kundërligjshme dhe njëherësh do të ketë impakt në rritjen e sigurisë,” tha Kryetari Ahmeti.

Kamerat e sigurisë janë instaluar në pikat kyçe të fshatit, duke përfshirë hyrjet dhe daljet kryesore, zonat publike, si dhe afër objekteve institucionale.

Përfaqësuesit e organizatës Center for Education and Development of Environment (CEDE) e kanë falënderuar Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin e ofruar në realizimin e këtij projekti dhe projekteve të tjera që do të realizohen në Magurë, njofton Komuna e Lipjanit.

Ndërsa stacioni i Policisë së Kosovës në Magurë do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në pamjet e kamerave për të monitoruar situatën.

Ky projekt është realizuar në partneritet me CEDE.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...