Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor do të falet në ora 05:34, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas njoftimit, manifestimi do të fillojë në ora 04:19 me faljen e namazit të sabahut, ku më pas do të ketë edhe ligjëratë kushtuar kësaj feste në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Njoftimi:

Kurban Bajrami të dielën, më 16 qershor 2024

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e diel, më 16 qershor 2024.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 4:19, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:34, të cilit do t’i prijë Burhan ef. Hashani- kryeimam i Këshillit të BI-së së Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 16 qershor 2024, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban Bajramit!

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...