Policia e Kosovës trajnon operatorë me qen zyrtar për kërkim të armëve, drogave dhe kartëmonedhave

PUBLIKUAR

Sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar pesë operatorë me qen zyrtar në njësinë K9 të Policisë së Kosovës.

Certifikimi sotëm përfshinë  dy operatorë me qen zyrtar për kërkimin e eksplozivëve dhe armëve,  si dhe tre operatorë me qen zyrtar  për kërkimin e Drogave, Kartëmonedhave, Armëve, Municionit dhe Polimerit (DKAMP), njofton policia.

“Ky trajnim ka filluar më 12.02.2024 dhe ka përfunduar më 11.06.2024 (gjithsej 4 muaj), i realizuar nga Instruktorët vendor të Njësisë K9, në Kampin Vrella, Sllatinë dhe në institucionet shtetërore të RKS-së.

Trajnimi është  realizuar duke iu përshtatur nevojave për luftimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SALË), duke marrë si model shtete aleate/partnere evropiane si Anglia dhe Franca”, njofton policia.

“Njësia me qen zyrtar K9 për herë  të parë  ka arritur të trajnojë dhe certifikojë tre qen zyrtar sipas plan-programit të ri DKAMP, që do të thotë një qen mund të bëjë kërkimin e Drogave, Kartëmonedhave, Armëve, Municionit dhe Polimerit.

Në ceremoninë e diplomimit dhe certifikimit kanë prezantuar eprorët udhëheqës nga Departamenti i Njësive Speciale, Divizioni i Trajnimit si autoritet mbikëqyrës, si dhe zyrtarë të lartë nga OSBE që kanë ndihmuar realizimin e këtij programi me rëndësi të veçantë”, përfundon njoftimi.

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...