Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

PUBLIKUAR

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin mars ka qenë 69.70 milionë euro.

Me këtë, sipas institucionit qendror financiar, vlera totale e depozitave nëpër bankat komerciale vendore ka arritur në 6.05 miliardë.

“Është shënuar rritje për 36.83 milionë euro, ose 0.61% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 26.89% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.26% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.07 miliardë euro)”, thuhet në njoftimin e BQK-së, transmeton KlanKosova.tv.

“Norma mesatare e interesit në depozita në muajin mars 2024 ishte 2.71% (në janar 2024 ka qenë 2.89%)”, thekson BQK.

SHIKO MË SHUMË

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...

Protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe Qeverisë, kërkojnë votimin edhe në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për...

Gucati: Projektligji për Specialen besoj që do të kalojë edhe në lexim të dytë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se...