Gara ilegale me veturë në autostradë, Policia e ndëshkon me 400 euro gjobë shoferin, i ndalohet ngasja për 10 muaj

PUBLIKUAR

Një shofer u ndëshkua me 400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalesë për të drejtuar automjet, pasi zbuloi se ai ka marrë pjesë në gara ilegale në autostradë.

Policia njoftoi se pasi ka parë një video të publikuar në rrjetet sociale, e ka identifikuar shoferin.

“Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë. Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” dhe në bazë të publikimit të video incizimeve në rrjetet sociale ka identifikuar shoferin që ka marrë pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, i njëjti është gjobitur 400 €, 4 pikë negative dhe 10 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

SHIKO MË SHUMË

IPK nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka monitoruar reagimin e zyrtarëve policorë gjatë protestës së...

Buja: Gazmend Bytyqi është veteran, e rrëzoi polici i shtetit për të cilin ai derdhi gjak

Shukri Buja nga reaguar lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë. Ai ka publikuar...

Bedri Hamza: Votojeni ligjin, krejt partitë kanë ish-ushtarë të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kërkesa e partisë së tij është...