Policia: Shoferi dhe të tjerët në veturë duhet t’i vendosin rripat e sigurisë, mosrespektimi i rregullit ndëshkohet me 150 euro gjobë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës i ka njoftuar qytetarët se shoferi dhe personat e tjerë në veturë duhet t’i vendosin rripat e sigurisë, pasi mosrespektimi i këtij rregulli do të dënohet me 150 euro gjobë.

Policia përmes një postimi në Facebook kujtoi se nga data 3 prill 2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti. Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë prej 150 euro”, thuhet në njoftim.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...