Policia arreston dy të mitur në Prishtinë, iu gjet një armë me gaz

PUBLIKUAR

Janë arrestuar dy të mitur të premten në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë-pistoletë me gaz.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e kishte marrë nga i dyshuari tjetër me qëllim që të bëjë disa fotografi me të.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, njoftoi policia, raporton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

IPK nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka monitoruar reagimin e zyrtarëve policorë gjatë protestës së...

Buja: Gazmend Bytyqi është veteran, e rrëzoi polici i shtetit për të cilin ai derdhi gjak

Shukri Buja nga reaguar lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë. Ai ka publikuar...

Bedri Hamza: Votojeni ligjin, krejt partitë kanë ish-ushtarë të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kërkesa e partisë së tij është...