Kurti te familja e Vasfije Krasniqi-Goodman: Sërish shpreha mirënjohje për guximin e saj

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook, të enjten që këtë mbrëmje e ka kaluar te familja e  Vasfije Krasniqi Goodman, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ia ka shprehur sërish mirënjohjen për guximin e treguar dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

“Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kaloj në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman. Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës. Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...