Disa pjesë të Prishtinës ende pa energji elektrike

PUBLIKUAR

Disa pjesë të Prishtinës vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e zjarrit që ka kapluar dje nënstacionin elektrik “Prishtina 3”.

Gjatë ditës së djeshme qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike, derisa furnizimi më vonë u kthye për një pjesë të konsumatorëve.

Mirëpo, banorët në rrugën “UÇK” në Prishtinë kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se ende nuk është rikthyer furnizimi me rrymë.

Siç bëri të ditur KEDS mbrëmë, furnizimi me energji elektrike është rikthyer për rreth 11 mijë konsumatorë, mirëpo rreth 10 mijë të tjerë po vazhdonin të mos kenë energji elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, tha mbrëmë për gazetën online Reporteri.net se ekipet janë ende duke punuar për të kthyer rrymën aty ku nuk ka, porse nuk dihet kur rikthehet.

KEDS tha se dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, porse edhe mobilizimi i ekipeve të KEDS-it është i madh, puna e të cilëve u tha se po vazhdon  deri në orët e vona.

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...