Tërmet në Malin e Zi, nuk raportohet për dëme

PUBLIKUAR

Një tërmet mesatar prej 4.3 shkallësh të Rihterit është regjistruar sonte në orën 21:07 në Mal të Zi, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Tërmeti ishte katër kilometra në perëndim të vendbanimit Çaraxhes të Nikshiqit, dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 13 kilometrash, raporton media malazeze “Vijesti”.

Ky tërmet u pasua nga tre tërmete të tjera me magnitudë dy, 3.3 dhe 2.8 ballë, në orën 21:13, 21:23 dhe 21:41, njoftohet në faqen e internetit të Institutit.

Deri më tani, nuk është raportuar për dëme.

Muajin e kaluar një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar po në komunën e Nikshiqit, mirëpo në një vendbanim tjetër. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...