Osmani: Do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi për mizoritë e kryera nga Serbia

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Në 25-vjetorin e këtyre dy masakrave, Osmani ka thënë se do të punohet çdo ditë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi.

Ajo ka shtuar se refuzon që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...