Ministria e Drejtësisë: Javën që lamë pas përkujtuam qindra martirë, do t’i nderojmë përherë

PUBLIKUAR

Ministria e Drejtësisë, përmendi javën që po lihet mbrapa, ku aty u përkujtuan qindra martirë të rënë në masakrat e kryera në pranverën e vitit 1999 nga forcat serbe.

“Në Goden të Gjakovës, në Fortesë, në Celinë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Suharekë, në Dardani të Pejës, në Izbicë të Skënderajit, në Podujevë, gjithandej trevave të Kosovës, zjarri i kriminelëve serb po përvlonte popullësinë civile të pafajshme, foshnje e pleq, fëmijë, vajza e djem të rinj, gra e burra, pa dallim, të gjthë me të vetmin qëllim, shfarosjen e popullit shqiptarë”, shkruan në postimin e Ministrisë.

“Do t’i kujtojmë e do t’i nderojmë përherë. E kemi detyrë të përjetshme, për hirë të historisë, për hirë të së ardhmes.  Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të Kosovës!”, shtoi MD-ja në Facebook, raporton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...