Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

PUBLIKUAR

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Prishtinë.

Në lidhje me këtë ka folur avokati i tij, Tomë Gashi, i cili nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e deklaratës së tij.

“Martin Berishaj qyh me 27.01.2023 ka paraqit kerkese per te dhene deklarate sqaruese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves lidhur me pretendimet qe kan dale ne media”, shkroi Gashi në rrjetin e tij social në Facebook.

“Martini tashme ka dhene deklarate ne PSRK. Deklarata e tij është konfidenciale”.

“Unë për shkak te kësaj situate si avokat i Martinit nuk munde te ju them asgje për përmbajtjen e kesaj deklarate. Shoke e shoqe ju uroj gezuar Pashket e vikend te mire”.

Përndryshe, Berishaj dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e kishte zbuluar mediumi slloven, Planet TV.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Seanca për “diskutim” pë Presidentin, me qëllim manipulimi, LVV po e çon vendin në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se kjo parti nuk...

Besnik Tahiri: AAK nuk merr pjesë ne seancën për Presidentin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se as...

Lushaku – Sadriu: Seanca për presidentin është farsë dhe improvizim

Shefja e GP të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se seanca e thirrur për...