Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

PUBLIKUAR

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të T7, të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të ketë luftë”, po e dëmton ekonominë e Kosovës.

Ai ka thënë se investitorët e huaj pyesin se “a do të ketë luftë”.

“Problemi ka qenë së pari me imazhin që e kemi kriju, është kriju ajo pritshmëria që çdo minutë në Kosovë mund të ketë luftë dhe mund të na sulmojë Serbia”.

“Investitorët e huaj kanë pyetur që apo bëhet luftë në Kosovë. Ne iu kemi dëshmu që kemi prezencë të pjesëtarëve të NATO’s, dhe nëse ka luftë e fundit ka me qenë Kosova”, ka thënë ai.

Pos kësaj, Rafuna tha se gjatë viteve të fundit ka pasur mungesë bashkëpunimi mes sektorit privat dhe atij publik.

Si sfidë ai përmendi edhe burokracinë, si dhe mungesën e reformimit të sistemit fiskal. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...