Emisari Troccaz në Prishtinë, Presidentja Osmani: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet e fundit si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, ka njoftuar zyra e presidencës.

Gjatë takimit Osmani përshëndeti hapjen e Institutit francez në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë vitale të këtij instituti në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, përmes promovimit të vlerave të përbashkëta dhe thellimit të mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet gjuhës dhe kulturës.

Më tej, u diskutua për zhvillimet në fushën e sigurisë, ku Presidentja shprehu përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën.

Presidentja Osmani dhe Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës.

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...