Von Cramon e quajti blof deklaratën e Vuçiqit, i reagon Daçiqi

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka “fyer” Serbinë me një mesazh të publikuar në platformën X, se Serbia po bën blof duke kërcënuar se do të largohet nga Këshilli i Evropës.

“Kush dhe çfarë i jep të drejtën Viola von Cramon të ofendojë Serbinë, Presidentin (Serbisë) Aleksandar Vuçiq dhe popullin serb”, tha Daçiq, duke shtuar se “askush nuk e vë në dyshim atë dhe askush nuk e kritikon”.

Sipas tij, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte precedent dhe shkelje e rëndë e parimeve mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës.

“Na kanë gënjyer se kusht për Kosovën do të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe në vend që të dënohet Prishtina, tash duhet të shpërblehet me pranim në Këshillin e Evropës”, ​​tha Daçiq.

Vuçiq tha dje se Kosova me siguri do të pranohet në Këshillin e Evropës dhe se një nga mundësitë është që Serbia të largohet nga ai organ pas kësaj.

“Do ta kemi të vështirë ta parandalojmë këtë, sepse ata e morën atë vendim”, tha Vuçiq dje për televizionin Prva dhe shtoi se do të shohë “nëse Serbia do të mbetet apo jo në Këshillin e Evropës”.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjen...

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën...

Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin: Këtë s’e njeh historia

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur...