Hoti: 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike

PUBLIKUAR

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të ditur se 15 milionë euro do të shkojnë për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, gjegjësisht konsumatorëve të cenueshëm.

Aika thënë se ditëve do ta nënshkruaj edhe vendimin me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, në mënyrë që të hapet thirrja për aplikim.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Presidentes së re të Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, i uroj suksese dhe mbarësi në detyrën e saj të re, në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Do ta ketë gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim institucional në çdo çështje që i shërben interesit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Ndërsa ne, ditën e nisim me një tjetër lajm të mirë për qytetarët: 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike.

Në mbledhjen e pestë të Qeverisë miratuam Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027, përmes të cilit do të subvencionohen faturat e energjisë për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

Republika e Kosovës ka marrë obligime edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri funksional të konsumatorëve të cenueshëm.

Ditëve në vazhdim do ta nënshkruaj edhe vendimin me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, në mënyrë që të hapet thirrja për aplikim.

15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo nga LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas seancës së...

Gazmend Hoxha udhëhoqi policinë në dy net të vështira, gjithçka përfundoi me qetësi dhe shtrëngim duarsh

Dy netët e fundit të protestave në Prishtinë u karakterizuan me tensione, përplasje të...

Musliu reagon pas votimit të ligjit dhe zgjedhjes së presidentes, falëndëron qytetarët për rezistencë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes dhe votimit të...