Varhelyi: Si të lëvizim me statusin e vendit kandidat për Kosovën? Po shohim elemente të reja të eskalimit

PUBLIKUAR

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se aplikimi i Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ka ngelur në vend kjo për shkak që sipas tij, në Kosovë, po ndodhin veprime eskaluese, ku përmendi vendimin e BQK-së, për operacione me para të gatshme, e që lidhet me përdorimin e dinarit serb.

“Fatkeqësisht ngjarjet e fundit në Kosovë, nuk e bënë fare të lehtë për Këshillin Evropian, që të ia besoj detyrën te Komisioni që ta vlerësoj aplikimin e Kosovës. Ne kemi thënë shumë herë që kurdo që Këshilli ia beson Komisionit ta jep opinionin e tij në këtë aplikim ne jemi gati të bëjmë këtë.Por ne po e shohim shumë qartë se në vend të deeskalimit, ne po shohim shfaqjen e elementeve të reja të eskalimit në atë vend. I fundit është vendimi i Bankes Qendrore, që ndalon një valutë të huaj”, tha komisionari Varhelyi, njofton Klankosova.

Këto komente, diplomati hungarez i bëri kur foli për politikën e zgjerimit të Unionit Evropian, që tha se do të kompletohet kur aty hyjnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe disa tjera, poashtu.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...