Konjufca: Escobar e shtyn konceptin e Lajçakut që është në anën e Serbisë, s’shoh ndonjë dallim prej Grenellit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shprehur kritika ndaj emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili javën e kaluar e vizitoi Kosovën dhe nga këtu shprehu zhgënjimin me padëgjueshmërinë e Qeverisë, duke përmendur edhe pasojat.

Konjufca tha mbrëmë se diplomati amerikan po e shtyn konceptin e emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili, siç thotë kryeparlamentari, është në anën e Serbisë.

“Z. Escobar e shtyn konceptin e z. Lajçak. Unë nuk mendoj që z. Escobar ka një agjendë të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në raport me vizitat e tij në Kosovë dhe me çka ai do të shtyjë përpara, ai do të shtyjë përpara atë që është ky koncepti amerikan që BE-ja është në udhëheqje të dialogut, kurse z. Escobar e shtyn përpara atë që e specifikon z. Lajçak”, tha Konjufca në një intervistë në Kanal 10.

“Unë kam problem me këtë kornizë të z. Lajçak. Lajçaku është shumë i njëanshëm. Z. Escobar goxha shumë e mbështet këtë drejtim që e ka specifikuar z. Lajçak”, tha ai.

Kryeparlamentari tha se nuk arrin ta kuptojë se “pse dinari i Serbisë me e shkaktu këtë problem” në marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

Konjufca e bëri edhe një krahasim mes ish-emisarit amerikan, Richard Grenell dhe emisarit aktual të Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas tij, vetëm çështja e shkëmbimit të territoreve i dallon ata.

“Ata i përkasin orientimeve të ndryshme politike, mirëpo më duket se Escobari dallon nga Grenelli substancialisht vetëm në çështjen e kufirit, pra shkëmbimit të territoreve. Në çështjet e tjera, presioni që e ka ushtruar është i njëjtë me të Grenellit. Nuk kam parë ndonjë dallim”, tha kryeparlamentari.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...