Peci te zyrat e AAK-së, thotë se i janë kthyer Ministrisë së Bujqësisë

PUBLIKUAR

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se kanë kthyer 600 metra katrorë të një objekti në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë në pronësi të kësaj ministrie, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se së shpejti do t’i fillojnë renovimet në këtë objekt, teksa ka qëndruar në këtë objekt.

“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen  Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit. Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023”, thuhet në njoftimin e tij.

Në këtë objekt më parë ishin zyret e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...