Vendimi i Kurtit për t’ia regjistruar pronat Manastrit të Deçanit, Szunyog: Ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë

PUBLIKUAR

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Szunyog ka thënë e kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog./Express/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...