Spektakli i BBVA nis me një performancë dasmore të inspiruar nga videoja hit e TikTok-ut

PUBLIKUAR

Sonte (e martë) në “Big Brother VIP Albania” u hap sipari me një performancë sa qesharake aq edhe të njohur tashmë për publikun.

Spektakli i natës së martë filloi me një “koreografi”, të frymëzuar nga një video e bërë trend tashmë në rrjetin social TikTok.

Në hyrje të skenës, prezantuesi Ledion Liço, u shfaq duke kërcyer me entuziazëm dhe një dozë të mirë humori në prapaskenë.

Së bashku me ish-banorët që tashmë kanë dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ata iu përgjigjën ritmeve të një kënge dasmore të ripërpunuar, e cila gjithashtu është bërë virale edhe ajo në rrjetin social TikTok.

 

Videot virale që kenë kapur vëmendjen e përdoruesve të TikTok tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve dhe nuk është e rastësishme që “Big Brother VIP Albania” vendosi të bëjë një referencë kaq të qartë ndaj tyre.

Ky moment ka befasuar shikuesit e spektaklit, pasi Big Brother VIP Albania është shquar si një emision me nivel të lartë klasi, dhe që nuk iu nënshtrohet trendeve virale të TikTok-ut./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...