Gjenden dhe sekuestrohen dy pistoleta dhe 16 fishekë në një veturë në Ferizaj, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar pasi Policia gjatë kontrollimit në veturën e tyre ka gjetur armë zjarri (dy pistoleta me 16 fishekë).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit janë B.J, 29 vjeçar dhe M.A, 27 vjeç.

“Më datën 11.03.2024, rreth orës 02:10, deri sa policët e stacionit në Ferizaj ishin duke patrulluar në rrugën ‘Remzi Hoxha’ në Ferizaj, kanë ndaluar një veturë BMW me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe veturës, tek shoferi B.J ( M/K) 29 vjeçar kanë gjetur një  armë zjarri (pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa edhe tek pasagjeri M.A (M/K), i moshës 27 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale dy armët e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...