Klinaku për bastisjet te Selimi e Kuçi: Janë vetëm një spektakël i radhës nga Specialja

PUBLIKUAR

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka quajtur spektakël bastisjen e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton Sinjali.

Përmes një statusi në Facebook, Klinaku ka shkruar se lajmin e ka marrë nga raportimi i medieve në Kosovë se po kryhen bastisje derisa ka thënë se një nga këto po ndodh në shtëpinë e Sylejman Selimit.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar Klinaku.

Nuk dihen arsyet për këto bastisje, megjithatë bazuar nga bastisjet në të kaluarën, mund të ketë ndërlidhje me akuzat për pengim të drejtësisë.

SHIKO MË SHUMË

Nisma për shkarkim, Lumir Abdixhiku: Nuk e mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm që të nisë menjëherë...

Ardhja e mërgimtarëve rrit fluksin në pikat kufitare, pritje deri në 40 minuta

Në pikat kufitare të vendit, ka nisur krijimi i kolonave të pritjes për shkak...

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...