Zaim Baftiu rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan

PUBLIKUAR

Zaim Baftiu është rizgjedhur kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, për mandatin 4 vjeçar 2024-2028

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të mbajtur sot, ka rizgjedhur për Kryetar të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan për mandatin e dytë 2024-2028 dhe ka certifikuar anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan.
Zgjedhja e Kryetarit dhe anëtarëve, vie pas procesit zgjedhor që ka mbajtur KBI Lipjan.
Anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan:
1. Zaim Baftiu – Kryetar
2. Skender Mehmeti – Anëtar
3. Bujar Amerllahu – Anëtar
4. Habib Olluri – Anëtar
5. Refik Bahtiri – Anëtar
6. Sadik Sadiku – Anëtar
7. Xhavit Maholli – Anëtar
8. Shaqir Shaqiri – Anëtar
9. Burim Arifi – Anëtar- nga pozita e Kryeimamit.

KBI Lipjan, uron kryetarin Baftiu dhe anëtarët për detyrën e re duke iu dëshiruar suksese në shërbim të vlerave fetare e kombëtare!

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...