Sulmoi fizikisht doktoreshën pasi nuk ia lëshoi një dokument mjekësor, arrestohet një burrë në Janjevë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Janjevë, meqë i njëjti ka sulmuar fizikisht një doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor, që me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit, raporton Express.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Dardania, Janjevë 09.02.2024-17:45. I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...