Vodhën para e cigare në një pompë derivatesh në Prishtinë, policia arreston tre persona dhe publikon inicialet e tyre

PUBLIKUAR

Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën grabitje.

Policia informon se rasti ka ndodhë me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.

“Puna e hetuesve policor,  është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative,  kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

– V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia, transmeton Express.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej, informon policia.

SHIKO MË SHUMË

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...