Ambasadori francez: Të suspendohet vendimi i BQK, për dinarin të dialogohet me Serbinë sikurse për rrymën

PUBLIKUAR

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një intervistë për RTV Dukagjini ka thënë se të pretendosh se vendimi i BQK-së s’ka të bëjë asgjë me Serbinë do të ishte diçka e çuditshme, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se duhet të ketë dialog në mënyrë që të organizohen trasnferet e duhura dhe sipas ambasadorit Guerot për këtë çështje duhet të bisedohet me Serbinë sikurse për të gjitha çështjet e tjera teknike.

“Bëhet fjalë për monedhën serbe. Të pretendosh se s’ka të bëjë asgjë me Serbinë është e çuditshme. Duhe të bëhet një bisedë që të organizohen trasnferet e duhura dhe duhet të bisedohet me Serbinë sikur për të gjitha cështjet tjera teknike, sikurse cështja e rrymës”, ka thënë Guerot, shkruan Express.

Ai ka thënë se Franca kërkon suspendimin e vendimit për hir të gjetjes së një zgjidhjeje.

“Kërkojmë suspendimin e kësaj për hirë të informimit të duhur të popullatës dhe për hirë të gjetjes së një zgjidhje”, ka thënë Guerot./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...