Rizvanolli: Investimet në Trepçë do të jenë prioritet

PUBLIKUAR

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli bashkë me zëvendësministrat Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq dhe deputeten Arjeta Fejza, kanë vizituar ndërmarrjen e Trepçës dhe minierën e Stan Tërgut.

Rizvanolli në Horizontin X, thotë se ka takuar punëtorë që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara.

“Ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetojmë ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë .Së bashku me kryesuesen e bordit të Ndërmarrjes, Rrezarta Pllana, kryeshefin ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku i siguruam ata që në investimet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Sipas ministres, përkundër sfidave “Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni”.

“Bordin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të vështirë për ndërmarrjen i falënderova, e menaxhmentit të ri u urova sukses”, ka shkruar tutje ajo në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...