Policia jep detaje për aksionin e djeshëm në rajonin e Pejës: U gjetën dokumente me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Klinë, Pejë dhe Istog.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në objektet në Videj të Klinës, Gorazhdec të Pejës dhe Osojan të Istogut, janë dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale, raoporton Express.

Në Osojan është bërë mbyllja e objektit. Rasti po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve”.

“-Videj, Klinë  1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Videj Komuna e Klinës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 2 kompjuter llaptop, 4 telefona, 2 vula, 1 usb, sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe inventar.

-Gorazhdec, Pejë  1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Gorazhdec Komuna e Pejës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 5 monitorë të kompjuterit, 4 printer dhe fotokopje, 1 makinë shkrimi e dorës, 1 TV, 4 telefona dhe dokumente të ndryshme.

-Fsh. Osojan, Istog  02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Falsifikuan dokumente të Serbisë për ta shitur një tokë 1.5 milionëshe, në pranga dy serbë e një kosovar

Policia e Kosovës, njoftoj se tre persona janë dërguar në mbajtje, pasi që të...

Parashikimi i motit për fundjavë – Temperaturat deri në 35 gradë, paralajmërohet për shi në disa vende

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë këtij...

Lirohet një hapësirë publike në kompleksin ‘Ramiz Sadiku’, ishte shfrytëzuar si parking privat pa bazë ligjore

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa...