Lëndohen pesë persona në aksidentin mes autobusit dhe tri veturave në Mleqan

PUBLIKUAR

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në fshatin Mleqan të Malishevë

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri automjete të udhëtarëve.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”, ka thënë ai për Express.

SHIKO MË SHUMË

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një...

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...