Kurti viziton Inspektoratin Policor, diskutohen të arriturat e këtij institucioni

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e kanë vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës.

Gjatë takimit me kryeshefin e IPK-së, Kushtrim Hodaj, u diskutua trajtimi i ankesave të qytetarëve, inspektimet si dhe angazhimet tjera të IPK-së drejt fuqizimit të integritetit policor.

Në këtë takim, Kurti u informua për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Në fund të takimit Kryeshefi Hodaj e falënderoi Kryeministrin Kurti për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së transmeton Klankosova.tv

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në vizitën e tij të parë në Inspektoratin Policor të Kosovës, ka shprehur mbështetjen e Qeverisë për fuqizimin e rolit të Inspektoratit Policor si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë.

SHIKO MË SHUMË

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një...

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...