O’Brien kërkon që Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës

PUBLIKUAR

I dërguari special i SHBA-së, për Ballkanin, James O’Brien, po thotë se shteti i Serbisë, duhet t’i mbajë përgjegjës të përfshirët e sulmit të Banjskës në Kosovë.

Këto komente, O’Brien i dha përmes platformës X, ndërsa shton se dialogu i lehtësuar nga BE, ka mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj dhe mirëpret vizitat e Lajçakut në Prishtinë e Beograd, transmeton klankosova.tv.

”Mirëpres vizitat e Miroslav Lajçakut tek Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Mbështetje e fortë e SHBA-së, për dialogun e lehtësua nga BE. E nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve duke përfshirë AKS. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara, koordinim para zbatimit të rregulloreve të reja të monedhave. Republika e Serbisë duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin e Banjskës”.

 

SHIKO MË SHUMË

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një...

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...