Murati njofton për një marrëveshje 25 milionë euroshe për “banim të përballueshëm për familjet e cenueshme”

PUBLIKUAR

25 milionë euro nga një marrëveshje e nënshkruar sot mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe guvernatorit të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEB), Carlo Monticelli, janë destinuar për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të banimit social.

Siç u tha nga Ministria e Financave, projekti në fjalë ka fokus të veçantë familjet e cenueshme të shoqërisë të cilat kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi.

Përmes marrëveshjes parashihet shndërrimi i ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe të përballueshme, renovimi i shtëpive të cilat janë në pronësi të familjeve me të ardhura të ulëta si dhe ndërtimi i banesave të reja kolektive sociale.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Murati shprehu se “projekti për banimin social do të garantojë akomodimin e dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cenueshme”.

Ndërsa, Guvernatori Monticelli deklaroi se “kjo iniciativë do të ndihmojë në realizimin e objektivit të përgjithshëm të vendit për krijimin e banimit social gjithëpërfshirës për qytetarët e Kosovës”.

“Të dyja palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë akomodim të përballueshëm, efiçient dhe të sigurt”, u tha në komunikatë./Express/

SHIKO MË SHUMË

Në këtë pikë kufitare pritjet po zgjasin deri 40 minuta për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar publikon të dhëna për pritjet në kufij për hyrje...

Podujevë, sulmoi fizikisht djalin – më pas tentoi të hidhej nga kati i dytë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një...

74 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba për shkelje në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 74 aksidente...