Arrestohen dy të mitur, iu gjetën një pistoletë me tetë fishekë e një thikë

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar dy të mitur në Skenderaj pasi dyshohen për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas policisë, arrestimi i dy të miturve është realizuar pasi tek te të njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe një thikë.

“Pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...