E rrah të dashurin, i vjedh paratë dhe veturën – arrestohet shtetasja e huaj në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një burrë, shtetas i huaj ka raportuar se e dashura e tij, po ashtu shtetase e huaj, ka sulmuar atë fizikisht si dhe ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur të ndalojë veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e cila është arrestuar, përcjell Klankosova.tv.

Vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femër po ashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...