Pejë: Jep fajde 5000 euro, kërkon t’i kthehen 15000 euro – arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Është arrestuar një burrë në Pejë,, i cili dyshohet se ka dhënë para me fajde rreth pesë mijë euro, ku më pas ka kërkuar t’i kthehen 15 mijë euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 19.01.2024 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 € viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar ti kthehen 15000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...