Vihet gurëthemeli i Xhamisë në Fshatin Torinë

PUBLIKUAR

Në një ceremoni të organizuar nga banorët e fshatit Torinë, u vë gurëthemeli i Xhamisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte Myftiu I Kosovës, me bashkëpunëtorë, Kryetari i KBI-së Lipjan me bashkëpunëtorë, Kryetari i Komunës me bashkëpunëtorë, banorë të fshatit dhe shumë pjesëmarrës.

Kryetari i KBI-së Zaim ef. Baftiu, uroi banorët për fillimin e ndërtimit të Xhamisë, duke falënderuar banorët për kontributin dhe angazhimin e tyre në ndërtimin e Xhamisë.
Kryetari I Komunës, njëherit banor I fshatit torinë, Imri Ahmeti uroi bashkfshatarët dhe falënderoi udhëheqësit e BIRK-ut, për sigurimin e donacionit.

Myftiu I nderuar Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij pas urimeve theksoi se Xhamia është Institucion shumëdimensional dhe vend i bekuar të cilin e don Allahu.

Xhamia e fshatit Torinë është e 36-ta me radhë në Komunën e Lipjanit.
Ndërtimi I xhamisë është donacion nga besimtarët shqiptarë nga Londra.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...