Fotografi nga Qendra Korrektuese në Lipjan, aty ku të miturit që kryejnë dënimet bëjnë edhe trajnime

PUBLIKUAR

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, të miturit e kësaj qendre kanë ndjekur kursin për ndihmën e parë.

Përmes një njoftimi, Shërbimi Korrektues bën të ditur se kjo iniciativë promovon aftësimin e të miturve, duke u dhënë atyre një mundësi të mirë që të mësojnë se si të ofrojnë ndihmë të menjëhershme në raste të nevojshme.

“Me këtë trajnim, të miturit zhvillojnë aftësi që mund të jenë jetike jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të tjerët në rast të aksidenteve ose krizave shëndetësore. Në një mënyrë, kjo ndihmon edhe në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt në qendrën korrektuese dhe po ashtu përgatit të miturit për t’u rikthyer në shoqëri me njohuri dhe aftësi të reja, me të cilat mund të parandalohet humbja e jetës”, thuhet në njoftimin e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...