Jep dorëheqje hetuesi i Krimeve të Rënda, kishte punuar në rastet më të rënda të pasluftës

PUBLIKUAR

E enjtja e fundit e muajit nëntor 2023 ishte e fundit në detyrë për rreshterin Mehdi Kozhani.

Hetuesi i krimeve të rënda në Policinë e Kosovës, ka dhënë dorëheqje të enjten, raporton Paparaci.

 

Rreshteri Kozhani ka vendosur të ndërrojë profesion. Nga nesër, ai do të ushtrojë funksionin e avokatit.

I punësuar në Policinë e Kosovës në vitin 2000, Kozhani ka punuar si hetues në Drejtorinë e Krimeve të Rënda nga viti 2005 deri më sot.

Nga 2014, ai ka ushtruar edhe pozitën e mbikëqyrësit të hetimeve në Policinë e Kosovës.

Para se të punësohej në Polici, Kozhani ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në luftën e viteve 1998-99.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...