Dea Mishel duket e mrekullueshme me paraqitjen me të zeza

PUBLIKUAR

Dea Mishel, ishte një ndër ish-banoret shumë të dashura të Big Brother VIP Albania 2.

Ajo ka bërë shumë përshtypje për inteligjencën dhe shkathtësinë e saj, duke tërhequr vëmendjen e audiencës ditë pas dite, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të njohur në Shqipëri.

Ajo ka lënë gjurmë të thella me talentin e saj artistik, të cilin e shfaqi në mënyrë të veçantë gjatë spektaklit, duke u shndërruar tani në një blogere dhe prezantuese të suksesshme.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Aktive në rrjetet sociale, Dea ndan imazhe të ndryshme për të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka postuar një seri fotografish ku duket se ka zgjedhur një stil të veçantë që i përshtatet shumë.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Në këto fotografi, ajo shfaqet e veshur me një bluzë lëkure që shquhet për dekoltenë dhe shpinën e hapur, si dhe me dollakë dhe çizme me stil që i shtojnë asaj një prekje të veçantë elegance.

Përshkrimin që e la Dea në këto fotografi ishte: “Ky interior më kujtoi që dikur burrat dilnin për gjueti dhe luftë, ndërsa tani bëjnë photo dumps dhe tik tok”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...