Minatorët në grevë pa ushqim e ujë, Jonuzi: Gjendja është alarmante dhe mund të përkeqësohet

PUBLIKUAR

Minatorët e Minierës me Flotacion të martën kanë hyrë në grevë, e cila po vazhdon edhe sot.

Ata po kërkojnë realizimin e pagesës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.

I kontaktuar nga Telegrafi, kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se gjendja është alarmante dhe se minatorët janë pa ushqim e ujë.


Lexo po ashtuMinatorët e Trepçës hyjnë në grevë

“Pothuajse që 24 orë jemi në grevë, dhe greva po vazhdon. Gjendja është shumë alarmante, minatorët janë pa ngrënë pa pirë, vetëm ndihma mjekësore që u është ofruar, janë pa përkujdesje”, ka thënë Jonuzi.

Mbrëmë ndihmë mjekësore ka kërkuar njëri prej minatorëve  grevistë, pasi që nuk është ndjerë mirë.

Jonuzi i ka thënë Telegrafit se i njëjti ka ndërprerë grevën pas rekomandimit të mjekut.

“Ka dalë mbrëmë nga miniera dhe është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës dhe pas trajtimit mjekësor është kthyer në grevë, por pastaj i është dashur sërish të shkoj në spital për shkak të gjendjes jo të mirë dhe me rekomandimin e mjekut, familjarëve dhe rekomandimin tonë, i njëjti ka shkuar në shtëpi”, u shpreh Jonuzi.

Ai shtoi se në këto rrethana gjendja e minatorëve vetëm sa do të shkoj të përkeqësohet. I pyetur nëse kanë kontaktuar me dikë nga Qeveria, Jonuzi u shpreh se “ të gjithë janë të informuar për gjendjen e minatorëve, por nuk është se kanë shprehur ndonjë interes për këtë”.

Reklama

Ndryshe, minatorët e kompanisë “Trepça” po kërkojnë nga drejtoria që të marrin pjesën e mbetur të pagave. Po ashtu derisa 120 praktikantë që punuan në ndërmarrjen Trepça do të parashtrojnë padi ndaj ndërmarrjes për mos pagesë për tre muaj.

Përpos praktikantëve, ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator u ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...