Vuçiq: Në dy-tre ditë unë dhe Kurti do të jemi për bisedime në Bruksel

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një takim të radhës në Bruksel, në të cilin do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ky takim do të ndodhë brenda dy-tre ditësh, por që ka shtuar se nuk mund të flasë për agjendën.

“Agjenda është në vijë me atë që kemi diskutuar me ‘pesëshen e madhe’, por nuk mund të flasë për atë”, ka thënë Vuçiq për RTS, përcjell KlanKosova.tv.

“Detyra jonë është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme dhe nga kapitullimi i shtetit dhe interesave kombëtare. Unë besoj se do të kemi sukses”.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...