Kelmendi: Kombi shqiptar s’ka pasur kurrë konflikte mes feve (VIDEO)

PUBLIKUAR

Profesori Muhamet Kelmendi, ka folur rreth iniciativës për “Braktisjen e fesë islame” e cila ka nisur të premten në Deçan.

Kelmendi tha në Info Magazine se duhet të shikohet se pse erdhi deri tek kjo iniciativë.

Ai theksoi se kombi shqiptar asnjëherë s’ka pasur konflikte mes feve.

“Kemi qenë së bashku edhe kemi luftuar kundër çdo armiku”, tha ai në Klan Kosova.

Profesori Kelmendi shtoi se duhet të shikohet se a është si pasojë e pakënaqësive brenda komunitetit mysliman apo është ndonjë faktor i cili nuk ia do të mirën kombit tonë dhe po shikohet të futet ndonjë konflikt mes feve.

“Nëse rezultat i huaj duhet të luftohet”, tha Kelmendi.

Tutje, ai tha se feja çdoherë ka qenë në shërbim të pushtetit.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...