Melinda Ademi provokon me dukjen atraktive në performancën e radhës

PUBLIKUAR

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi është prej emrave të estradës më të përfolur, e cila merr vëmendje me secilën paraqitje.

Rap-artistja mbetet e angazhuar me projekte të ndryshme, por edhe koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Autorja e “Mere” shfaqet provokuese në performancat e saj dhe e tillë ishte edhe në një të fundit.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Ajo doli para fansave të saj që ishin mbledhur ta shohin e veshur në të shkurtra, bluzë dhe mini-fund të zi.

Dukja e saj u kompletua me çizme të gjata me ngjyrë të bardhë, teksa kishte makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la të valëzuara që i binin mbi supe.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Natyrisht, Melinda dhuroi një performanca elektrizues dhe argëtoi fansat e saj me hitet e shumta.

Reklama

Ndryshe, reperja aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Rina Balaj “Tornado” që u lansua në korrik të këtij viti dhe numëron mbi gjashtë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...