Osmani: Tetori rozë, muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, është shprehur se tetori rozë, muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.

Ajo u shpreh se ky është muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë dhe sipas saj, mund të mposhtim çdo gjë, përcjell Klankosova.tv.

“Tetori Rozë. Ngjyrë shprese, force e uniteti. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit. Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë. Sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës. Kështu fillon ndryshimi”, është shprehur ajo.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...