Osmani takohet me kryeparlamentarin kroat: Kosova llogarit në përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.

Gjatë takimit, Osmani e njoftoi Jandrokoviqin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, ku u vlerësua uniteti i treguar nga Kuvendi i Kosovës në përballjen me agresionin e Serbisë.

“Sa i përket sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet nga komunitetit ndërkombëtar për këto veprime”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, e para e shtetit ka thënë se tërheqja e trupave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën është domosdoshmëri, teksa ka falënderuar NATO-n për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë.

“Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka nevojë për mbështetje në këto momente të vështira, ndaj ka theksuar se Kosova llogaritë në përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Bashkimit Evropian, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe në ballafaqimin me sfida të sigurisë”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...