Milanoviq: Si të presim objektivitet nga Borrelli ndaj Kosovës, Spanja nuk e njeh pavarësinë

PUBLIKUAR

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në një konferencë të përbashkët me presidenten kosovare, Vjosa Osmani, ka ftuar Kosovën që t’i bojkotojë sanksionet e Komisionit Evropian.

Milanoviq, pos tjerash, ka thënë se është e vështirë të pritet një objektivitet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-s, Josep Borrell në raport në Kosovën, njofton Klankosova.tv.

“Kosova është nën sanksione të Komisionit Evropian, i ftoj që t’i bojkotojnë ato, kjo është ndër masat, shpresoj se zoti Borrell do të shkoj shpejt në pension. Nuk janë masa të ndërmarra nga këshilli i Ministrave por nga komisioni, nga Borrelli”, u shpreh Milanoviq.

“Ky shtet nuk e njeh Kosovën. Si të presim të presim një objektivitet nga një spanjoll, dhe që drejton politikën evropiane kundërejt Kosovës, ajo që është bërë para pak disa muajsh pas zgjedhjeve në Kosovë, tregon edhe një reflektim të kompetencën që e bën në formë të njëjtë edhe në Bosnje e Hercegovinë”.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...