Debat i ashpër / Latifi për Hamasin: Janë hajna dhe terrorista

PUBLIKUAR

Në debat të Pressing të T7 po debatohet për krizën e fundit në Lindjen e Mesme, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, ndërkaq kjo e fundi nisi sulmet mbi Palestinën.

Fillimisht Latifi tha se edhe nëse palestinezët kanë kauzë të drejtë ajo po diskreditohet nga organizata si Hamasi, por edhe të tjera sipas tij të korruptuara.

”Ata nuk kanë arritur që kauzën e tyre me çliru prej instrumenteve të gabueshme. Nëse e ke kauzën e drejtë morale, liria, e drejta për vetëvendosje, por zgjedh mjete të gabuara. Këta e kanë zgjedh Hamasin, dy Fatahun, që është një organizatë e korruptune. Ka zgjedhur mjetet e gabuara. Mjetet e gabuara ta diskreditojnë kauzën”, ka thënë Latifi.

Më pas ai tha se gjuha arabe është gjuha dytë zyrtare në Izrael, duke thënë se Izraeli furnizon Palestinën me mjete të ndryshme.

“Po sepse nuk i lejojnë me bë shtet’, i tha Hyseni.

’I vjedhin edhe qato pare që jau japin”, tha Latifi.

”Kjo është islamofobi, edhe racizëm”, ia kthehu Hyseni. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...