I mituri në Pejë dyshohet se përgaditi vepra terroriste, i caktohen 30 ditë paraburgim

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar dje në Pejë.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka thënë se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Përgaditja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

“PREGADITJA  E VEPRAVE PENALE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS – Pejë/07.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

Të miturit, B.M., tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Inicialet e të dyshuarit janë B.M. Atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve pasi dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.”, ka Gashi.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Gazetës Express se për shkak të ndjeshmërisë, rasti është deleguar në Prokurorinë Speciale.

Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në adresë të Prokurorisë Speciale dhe është në pritje të përgjigjes së tyre. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...